Shqip
Surah El Adijat - Aya count 11
وَٱلْعَٰدِيَٰتِ ضَبْحًۭا ﴿١﴾
 Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!
فَٱلْمُورِيَٰتِ قَدْحًۭا ﴿٢﴾
 E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,
فَٱلْمُغِيرَٰتِ صُبْحًۭا ﴿٣﴾
 Dhe të cilët vërsulen herët në agim.
فَأَثَرْنَ بِهِۦ نَقْعًۭا ﴿٤﴾
 E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.
فَوَسَطْنَ بِهِۦ جَمْعًا ﴿٥﴾
 Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).
إِنَّ ٱلْإِنسَٰنَ لِرَبِّهِۦ لَكَنُودٌۭ ﴿٦﴾
 Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.
وَإِنَّهُۥ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٌۭ ﴿٧﴾
 Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje).
وَإِنَّهُۥ لِحُبِّ ٱلْخَيْرِ لَشَدِيدٌ ﴿٨﴾
 Dhe ai është që shumë e do pasurinë.
۞ أَفَلَا يَعْلَمُ إِذَا بُعْثِرَ مَا فِى ٱلْقُبُورِ ﴿٩﴾
 A nuk e di ai se kur të nxirret çka ëstë në varreza?
وَحُصِّلَ مَا فِى ٱلصُّدُورِ ﴿١٠﴾
 Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.
إِنَّ رَبَّهُم بِهِمْ يَوْمَئِذٍۢ لَّخَبِيرٌۢ ﴿١١﴾
 E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre.